Varane mund të largohet nga Real Madridi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Real Madrid beson se Raphael Varane mund të mos e rinovojë kontratën e tij me kampionët, para se ajo t’i skadojë në verën e vitit 2022, raporton të martën “Marca”.

Te Reali janë të vendosur të bëjnë ndryshime në fund të këtij sezoni të dobët dhe nëse nuk binden me paraqitjet e Varane, mund ta lejojnë të largohet në verë. Gazeta spanjolle raporton se Reali mund ta lirojë Varanen për 50 milionë euro dhe destinacionet më të mundshme janë Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Varane 27-vjeçar ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe tre tituj në La Liga me Realin duke luajtur përkrah Sergio Ramosit, të cilit i skadon në fund të këtij edicioni kontrata me madrilenët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy