Vazhdon seria e humbjeve të Trepçës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trepça ka bërë ndryshime në përbërje, por assesi të këndellet sa i takon rezultateve. Të dielën në Prizren në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Trepça pësoi nga Ponte Prizreni me rezultat të thellë, 95:74.

Për Trepçën ishte humbja e dhjetë rresht dhe e 12-ta në stinorin vjeshtor. Stinori vjeshtor përfundon me ndeshjet e xhiros së 14-të.

Trepça është e fundit me 16 pikë derisa Ponte del në vend të dytë me 24 pikë.

Trepça edhe të dielën u paraqit pa Drilon Hajrizin, që e ka të drejtën e lojës prej xhiros së ardhshme. Por edhe Ponte Prizreni do të jetë më e fortë në vazhdim të kampionatit, pasi ka angazhuar fundorin amerikan me pasaportë kosovare, Divine Myles.

Advertisement

Xafier Cannefax udhëhoqi lojën e Pontes me 18 pikë e 9 asistime. Josh Martin ndihmoi me 5 pikë e plot 20 kërcime. Më efikasi ishte Jeremiah Paige me 27 pikë.

Te Trepça u dallua me efikasitet Erving Walker me 26 pikë, por që kishte shumë gjuajtje të humbura.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy