Vendimi/ Apeli dënon me 10 pikë penalizim Juventusin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi/ Apeli dënon me 10 pikë penalizim Juventusin

Apeli i federates italiane të futbollit denoi me 10 pikë penalizim Juventusin në kuadër të procesit të plusvalencave financiare për të cilën klubi bardhezi u hetua.

 

Organi I akuzës kërkoi 11 pikë penalitet por gjykata vendosi ta dënojë skuadrën e njohur italiane me zbritjen e 10 pikëvë në rënditjen aktuale të serie A.

 

Advertisement

Në kuadër të procesit gjyqësor për fitimet kapitale, Apeli vendosi të shpallë të pafajshëm shtatë drejtuesit e Juventusit  për të cilët Kolegji i Garancisë kishte kërkuar të rijustifikonte përgjegjësinë.

 

Bëhet fjalë për Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano. Prokurori federal, Giuseppe Chiné, kishte kërkuar tetë muaj ndalim pjesmarrje në aktivitetet sportive për ta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy