Vidali mund të largohet nga Interi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arturo Vidal mund të largohet nga Interi në fund të këtij edicioni. Klubi italian nuk është i kënaqur me përformancat e lojtarit dhe mund ta shesë gjatë verës.

Interesim për mesfushorin kanë shprehur dy skuadra, Marseille dhe Galatasaray.

Të dyja klubet janë të gatshme të dërgojnë një ofertë mbi 20 milionë euro për Vidalin.

33-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2022. Ai është pjesë e klubit që nga viti 2020, kur u transferua nga Barcelona.

Advertisement

Vidal gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadra si: Bayern Munichu, Juventusi dhe Bayer Leverkuseni.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy