VIDEO/ Përvjetori i Maradonës një ditë larg, Giannina përlot me postimin emocionues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Përvjetori i Maradonës një ditë larg, Giannina përlot me postimin emocionues

Një vit pa Diego Armand Maradona bëhet ditën e nesërme, më 25 nëntor. Legjenda e futbollit u largua fizikisht nga kjo botë, por gjatë kësaj periudhe është shkruar pafund dhe ka pasur teori nga më të ndryshmet.

Diego shpesh ka pasur probleme edhe me familjarët e tij, që gjithsesi dashurinë për të e kanë të madhe. Vajza e tij, Giannina, pak ditë para përvjetorit ka bërë një postim emocionues në rrjetet social për babain e saj të ndjerë.

“Më pushton brishtësia dhe dëshpërimi, ndihem e thyer. Kam nevojë për drejtimin për largimin tënd të papritur. Një mijë fronte lufte të hapura, një mijë armiq që gjuajnë raketa dhe ata të zakonshmit që vazhdojnë të në lëndojnë ne. Shikoj nga Benja dhe e gjithë kjo më dhemb edhe më shumë.

Të jetosh pa ty është më e lodhshme çdo ditë. Mendoj për ty, të ndjej, të ëndërroj, nuk jam një shembull dhe bëj çfarë mundem. Më fal për situatat që duhet të shohësh. Ka ardhur koha të pajtoheni me mua, por është e kotë pasi nuk jeni më këtu.

Advertisement

Ndihem e ngushëlluar kur e di se të kam dhënë gjithmonë gjithçka. Në një botë plot hipokritë, të vërtetët, ata ndryshe, ata që jetojnë pa kërkuar shpjegime dhe bëjnë atë që dëgjojnë e thonë, janë të çmendurit, bijtë e k*rvave. Nuk do të dorëzohem.

Unë nuk mbaj numrin 10 në shpinë, por emri dhe trashëgimia jote do të jetojnë tek unë. Sa më shumë të duan të më shohin të rrëzuar, aq më shumë do të ngrihem. Unë të dua dhe do të më mungosh derisa të takohemi përsëri. Faleminderit që na mbron nga atje lart”.

View this post on Instagram

Advertisement

A post shared by Gianinna Maradona 🧿 (@giamaradona)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy