VIDEO: Publikohen pamjet, dy persona me shkopinj bejsbolli tentojnë t’i grabisin makinën yllit të Arsenalit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO: Publikohen pamjet, dy persona me shkopinj bejsbolli tentojnë t’i grabisin makinën yllit të Arsenalit

Janë publikuar pamjet e një tentative grabitjeje të ndodhur në muajin gusht të këtij vitit, ku dy persona të maskuar me shkopinj bejsbolli tentuan t’i marrin makinën futbollistit brazilian të Arsenalit, Gabriel, në Barnet, në veri të Londrës.

Nga pamjet e publikuara nga Daily Mail, futbollisti duket teksa përballet me një prej grabitësve. Gabriel dhe një shok i tij, u ndoqën nga dy grabitës deri në momentin që ata e futën makinën në garazh.

Një nga autorët, Abderaham Muse, kërcënoi me shkop bejsbolli brazilianin, i cili reagoi duke e goditur atë në fytyrë dhe shmangur grabitjen, edhe pse pak më herët i kishte dhënë orën dhe çelësin e makinës.

Abderaham Muse u dënua me 5 vjet burg muajin e kaluar, pasi policia e identifikoi atë përmes ADN-së që iu gjet në kapelën e lënë në vendngjarje.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy