Viniciusi realizoi “hat-trick” në FA Cup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Carlos Viniciusi shënoi “hat-trick” për 13 minuta në fitoren e Tottenhamit ndaj skuadrës Marine. Ishte ndeshje historike për ekipin nga rangu i tetë i futbollit anglez, Marine.

Tottenhami në fund fitoi me rezultatin 5:0 ndaj skuadrës që është 160 vende më poshtë në piramidën e futbollit anglez.

Viniciusi shënoi tri herë në pjesën e parë, ndërsa golin e katërt në këtë pjesëlojë e realizoi braziliani Lucas Moura nga gjuajtja e lirë. Goli i pestë u realizua pas një ore lojë nga 16-vjeçari Alfie Devine.

Rrezikun më të madh Spursit ia paraqiti Neil Kengni, i cili nga 22 metra gjuajti por e qëlloi vetëm traversën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy