Vllaznia rigjen fitoren përballë Kastriotit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vllaznia rigjen fitoren përballë Kastriotit

Vllaznia është rikthyer te fitorja pas tre ndeshjesh që kishte marrë vetëm një pikë. Shkodranët nuk falën përballë Kastriotit të vendin të fundit dhe morën tre pikët që e çojnë për momentin në vendin e tretë.

Përballja me krutanët përfundoi me rezultatin 3-1.  Kuqeblutë shënuan dy gola të shpejtë, duke i dhënë një goditje të fortë Kastriotit. Fillimisht për Vllazninë shënoi sulmuesi Aralica, i cili e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 10-të.

Shkodranët nuk e ndalën vrullin dhe u hodhën në sulm për të realizuar sërish. Goli i dytë erdhi pas një goditjeje këndi. Krosimi në zonë u shfrytëzua nga Ardit Hoxhaj (18’), i cili me kokë e çoi topin në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë shënoi edhe Liridon Latifi, por goli u anulua me VAR për një pozicion jashtë loje. 45 minutat e dyta nisën në mënyrë fantastike për Vllazninë, që me Ardit Hoxhajn (57’) shënuan edhe golin e tretë.

Advertisement

Kastrioti u përqoq të bënte diçka dhe shënoi shumë vonë për të shpresuar në shmangien e humbjes. Spartak Ajazi e shtyu topin në rrjetë (78’) dhe shënoi golin e dytë sezonal në Abissnet Superiore. Në fund krutanët u mposhtën dhe tashmë duhet të mendojnë për ndeshjen e radhës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy