
Dillian Whyte ka mbajtur gjallë shpresat për titullin e botës në peshat e rënda, pasi realizoi një fitore mbresëlënëse ndaj Alexander Povetkinit duke e nokautuar në raundin e katërt.
32-vjeçari e shijoi në mënyrën më të mirë hakmarrjen ndaj Povetkinit, pasi që ky i fundit e kishte mposhtur në meçin e zhvilluar në muajin gusht.
Povetkini nuk i rezistoi tre goditjeve të njëpasnjëshme në raundin e katërt të boksierit britanik, duke e pranuar humbjen e tij të tretë në karrierë.
Vetëm Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko kishin arritur ta mposhtin më parë Povetkinin në 39 meçe profesionale.
Whyte tani ka shansin të luftojë për titullin e botës në peshat e rënda, sidomos pas përformancave së mbrëmshme.
WHYTE GETS REVENGE pic.twitter.com/kIdVVL1Q3Z
— ᴀʀᴛᴏꜰᴡᴀʀ🗿🏝 (@MiracleMMA__) March 27, 2021