Ylli mposht Prishtinën dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës Unike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Golden Eagle Ylli ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës Unike, pasi ka triumfuar ndaj Sigal Prishtinës në çerekfinale të “Final 8”.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ka përfunduar me fitoren e Yllit me rezultatin 87:70.

Samir Zekiqi me 23 pikë të shënuara, ishte më efikasi te skuadra e Yllit. Pikë dyshifrore tek Ylli, regjistruan edhe Valon Bunjaku (17) e Mitchell Wilbekin (11).

Te skuadra e Prishtinës, qendra Fisnik Rugova ishte më i dalluari me 24 pikë e pesë kërcime, i përcjell nga Meriton Ismajli (14) e Edmond Azemi (10).

Advertisement

Sigal Prishtina në këtë përballje u paraqit vetëm me lojtarë vendorë pasi basketbollistët amerikanë, trajneri Ljupço Malinkov i ka ruajtur për ndeshjen e fundit të pjesës së rregullt të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll kundër Bashkimit. Kjo përballje do ta përcaktojë fatin e Prishtinës që është në zonën e plejautit.

Në gjysmëfinale, skuadra e Yllit do të përballet me Goga Basketin, ndërsa Peja me Rahovecin.

Seria e ndeshjeve gjysmëfinale, do të luhet vikendin e ardhshëm në Durrës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy