Zgjedhjet në FSHF, ish-sekretari sfidon Dukën, Eduart Prodani garon në Tiranë: Vriteni frikën dhe luftoni për drejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet në FSHF, ish-sekretari sfidon Dukën, Eduart Prodani garon në Tiranë: Vriteni frikën dhe luftoni për drejtësi

Ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduart Prodani është në garë për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Ka qenë vetë Prodani që me anë të një statusi ka sqaruar se me kërkesë të disa anëtarëve të kësaj Shoqate, ka pranuar të jetë në garë për kreun e saj në zgjedhjet që do zhvillohen në 24 janar 2022.

Shoqatat Rajonale janë pjesë e FSHF-së dhe përbëhen nga anëtarët e saj në çdo qytet apo rreth, që përfaqësojnë subjekte futbolli të moshave apo Akademi. Këto Shoqata në veprimtarinë e tyre kanë detyrë për gjetjen e elementit të ri të talentuar, duke bërë grumbullime periodike të fëmijë dhe grupmoshave të ndryshme.

Gjithashtu Shoqatat kanë të drejtën e votës në Asambletë e FSHF apo në Zgjedhjet e Përgjithshme për presidentin e institucionit të futbollit. E duket se në këtë kuadër, Prodani është në garë për të marrë miratimin që të jetë kreu i Shoqatës Rajonale Tiranë, pikërisht kur në mesin e shkurtit të këtij viti bëhen edhe zgjedhjet për kreun e FSHF-së.

Në garë janë presidenti aktual Duka dhe gazetari Dritan Shakohoxha. Shoqata Rajonale e Tiranës zgjedh anëtarët e saj me të drejtë vote, ndërsa kreu I saj për momentin është Sulejman Mema. Në Asamblenë e fundit të FSHF, anëtarët e kësaj Shoqate me të drejtë vote ishin: Hamit Tarkaj, Ervin Canollari, Redi Jupi, Alban Bushi, Gelda Lilo, Adriatik Delimurati, Akil Jakupi dhe Ejon Stavri.

Advertisement

Tanimë duket se gara për kreun e FSHF dhe propozimi që disa klube ose Akademi anëtare të Shoqatës së Tiranës i kanë bërë Eduart Prodanit, ka bërë që ky I fundit të hyjë në garë për kreun e kësaj Shoqate, që veç të tjerash ka zërin e saj me votë në zgjedhjet për presidencën e FSHF-së.

Anëtarët që kanë propozuar zotin Prodani për këtë rol janë: Shoqata Sportive “Pasioni’, Shoqata “FBA”, KS “Ali Demi” dhe “Tirona King” shpk. Prodani është një zë kritik kundër kreut aktual të FSHF-së.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë u shtuan edhe disa anëtarë të rinj veç atyre ekzistues. Shoqata “Red Eagles Soccer Academy”, Shoqata EM&MA Tirana, Shoqata Akademia e futbollit Lions Fc, Shoqata Sportive Spartak Tirana dhe akademitë e KF Tirana, Partizani, FK Dinamo dhe FC Internacional Tirana.

Njoftimi i Prodanit:

Advertisement

Te dashur miq.

Me kete status dua te falenderoj edhe publikisht Shoqaten Sportive “Pasioni’, Shoqaten “FBA”, KS “Ali Demi” dhe “Tirona King” shpk. Keto kater subjekte, anetare te Shoqates Rajonale te Futbollit Tirane, ndonese midis shume presionesh, shantazhesh dhe pengesash vendosen te propozojne kandidaturen time per pozicionin e Presidentit te kesaj Shoqate ne zgjedhjet qe do te zhvillohen ne date 24 Janar 2022.

E pranova kete ftese se pari ne vijim te prirjes time te perhershme per te luftuar per drejtesi, progres dhe emancipim shoqeror kudo, kurdo dhe pa asnje parakusht. Se dyti, si detyrim moral ndaj komunitetit te futbollit i cili ka nevoje per dijenite, idete dhe energjite e shumekujt per te ringritur kete loje ne vendin dhe nivelet qe meriton. Ne kete fushate une do te vijoj te argumentoj nevojen per ndryshime radikale te tere strukturen, perberjen dhe politikat e zhvillimit te futbollit ne rajonin e Tiranes.

Jam i sigurte qe perpjekjet e mia do te kontribojne ne gjallerimin e kerkeses per ndryshim e cila po perqafohet nga nje numer gjithmone e me i madh individesh dhe subjektesh te ketij komuniteti. Jam po ashtu i sigurte se ky proçes do te behet shpejt nje force levizese e pandaleshme pavaresisht se çdo te “prodhojne” akraballeqet elektorale te “kamikazeve” ne Shoqaten Rajonale Tirane apo gjetiu.

Advertisement

I bej thirrje tere komunitetit te futbollit qe te vrase friken, indiferencen dhe apatine per te mbeshteur me sa te mundet ndryshimin. Gogolet jane prej letre. Ne kete perpjekje nuk keni asgje per te humbur veç abuzimit, braktisjes dhe neperkembjes qe perjetoni tashme prej dekadash.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy