Paditet 54 vjeçari për falsifikim dokumentesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur padi penale kundër B.C.(54) nga fshati Oktis i Strugës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Ai në cilësinë e përfaqësuesit zyrtar referent për prerje dhe dorëzim në NP “Pyjet Kombëtare” – Pylltaria Rajonale “Jabllanicë” Strugë, me datë 01.11.2022 ka përgatitur një fletëdërgesë me përmbajtje të rreme, e ka vërtetuar me vulë zyrtare, duke e futur në të të dhëna të fallsifikuara për dru zjarri të prera pa leje. Me këtë ai
ka mundësuar personave fizikë nga Struga që të shesin dru ahu dhe përfitim pasuror kundërligjor prej 40.000 denarë. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami

Paditet 54 vjeçari për falsifikim dokumentesh shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy