Kurban Bajrami/ Begaj uron besimtarët: T’i ofrojmë dashuri dhe mirësi njëri-tjetri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurban Bajrami/ Begaj uron besimtarët: T’i ofrojmë dashuri dhe mirësi njëri-tjetri

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka uruar Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët muslimanë.

 

Përmes një shkrimi në Facebook, Begaj bën thirrje për dashuri dhe solidaritet mes njëri-tjetrit.

 

Advertisement

“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit!

 

Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë.

 

Advertisement

Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë.

 

T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë.

 

Advertisement

Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë!”, shkruan Begaj.

 

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë, Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy