A është e dëmshme ta mbushim telefonin gjatë tërë ditës?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse jeni të pasigurt nëse ka mënyrë “të duhur” për ta mbushur telefonin – apo nëse kur e mbushni për kohë të gjatë, apo shumë shpesh ose shumë shpejt mund ta dëmtojë baterinë – nuk jeni të vetmit.

Unë jam një shkrimtar i vjetër në “Wirecutter” dhe kam shkruar rreth telefonave dhe teknologjisë që nga viti 2011. Para kësaj, kam qenë specialist i shitjeve të Iphone-it në “Apple Store”, shkruan KOHA. Edhe pse me gjithë atë përvojë mbi supe, nuk e kam pasur kurrë të qartë nëse të qenët i kujdesshëm rreth kohës që e rimbushja telefonin tim në fakt ia rrit jetëgjatësinë e baterisë mjaftueshëm sa për të bërë një dallim apo nëse është thjesht një debat tjetër në mesin e shumë debateve në botë.

Disa njerëz thjesht i vendosin telefonat e tyre në mbushës (apo i lidhin me një mbushës me wireless) kurdo që kanë mundësi. Të tjerët me nguti i mbajnë bateritë mes 40 deri 80 për qind, duke mos lejuar kurrë të mbushen plotësisht, të udhëhequr nga besimi se për këtë arsye bateria do të zgjasë më gjatë. Personalisht e mbaj telefonin në një mbushës Qi wireless në tavolinën time tërë ditën sa jam në punë dhe e lë për t’u mbushur gjithashtu edhe gjatë natës.

Pasi kam folur me studiuesit e baterive dhe ekspertët e ripërdorimit në “iFixit”, rishikimi i studimeve rreth trendit për ta ndërruar telefonin dhe duke analizuar disa të dhëna të përdoruesve nga stafi i Wirecutter, kemi gjetur se megjithëse mikromenaxhimi i baterisë së telefonit tuaj ka të ngjarë t’ia zgjasë jetën për një shkallë të vogël, rezultatet mund të mos ia vlejnë shqetësimit në planin afatgjatë.

Advertisement

Çka na thotë shkenca?

Mbushja e baterisë suaj mund të shkaktojë që performanca e saj të bjerë me kalimin e kohës, pa marrë parasysh se në çfarë mënyre e mbushni. Telefonat e mençur kanë bateri me jone litiumi, të cilat funksionojnë duke vënë në lëvizje transportuesit e mbushjes (në këtë rast jonet e litiumit) nga një elektrodë te tjetra. Jonet lëvizin në një drejtim kur mbushet bateria dhe në drejtimin tjetër kur është duke u harxhuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy