A është hakuar Zoom-i një javë para se të fillojë mësimi?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe shumë vende të tjera po planifikojnë ta përdorin Zoom-in, në të gjitha pjesët e shkollimit të fëmijëve, në fillim të shtatorit, raporton The Jerusalem Post.

Zoom-i, ky shërbim i video-konferencave, që është popullarizur në kohën e pandemisë dhe distancës sociale, ngjall pyetjen se a është hakuar një javë para se të fillojë mësimi në gjithë botën?

Në orën 5:51, Zoom-i dha një mesazh duke thënë: “Ne kemi marrë raportime të përdoruesve, që nuk kanë mundur të fillojnë dhe të hyjnë nëpër Zoom Meetings dhe Webinars. Ne po hulumtojmë dhe do të vijmë me të dhëna, sapo t’i kemi ato. Ne kërkojmë falje për çdo pakënaqësi”.

Pastaj, në orën 6:50, thanë se “kemi gjetur problemin që nuk i lejon përdoruesit të hyjnë në faqen e Zoomi-t, dhe që nuk i ka lejuar të hyjnë në takimet në Zoom, dhe po punojmë që ta zgjidhim sa më parë”.

Advertisement

Më vonë, në orën 7:58, ata lëshuan një shkrim të ri: “Ne jemi në procesin e rregullimit të problemit. Shërbimi është kthyer për disa përdorues. Ne po vazhdojmë ta rregullojmë për të gjithë përdoruesit”.

Zoom-i nuk ka treguar nëse është hakimi, ai që e shkaktoi këtë keqfunksionim të shërbimit, dhe është akoma e paqartë se kur shërbimi do të funksionojë plotësisht.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy