”Amazon” sfidon ”Google” dhe ”Microsoft” për video-lojërat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
”Amazon” sfidon ”Google” dhe ”Microsoft” për video-lojërat

”Amazon” hyn edhe në shërbimin e abonimeve të lojërave video.

Gjiganti i shitjeve në internet ka zbuluar ”Luna”, një shërbim i ri lojërash që sfidon ”xCloud”, ”Stadia” të ”Google” dhe ”Arcade” të ”Apple”.

Ai do të lidhet me Twitch, platforma e njohur për transmetimin e lojërave video drejtpërdrejt, që është në pronësi të ”Amazon” që nga 2014.

”Luna” debuton në SHBA me një çmim fillestar mujor prej rreth 6 dollarësh, që ju lejon të luani njëkohësisht në dy pajisje.

Advertisement

Fillimisht do të jetë në dispozicion në televizione (me Fire TV), në PC dhe Mac dhe me aplikacione në internet për iPhone dhe iPad, ndërsa një version Android do të shpallet së shpejti.

Mbi 100 lojëra do të jenë të pranishme përfshirë “Resident Evil 7” dhe “Control”.

Shërbimi shoqërohet me ndihmësin e zërit ”Alexa” të Amazon.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy