Amazoni lanson skanerin e pëllëmbës së dorës për pagesa të “sigurta”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Amazoni ka njoftuar për një sistem të ri të pagesës për shitoret në botën reale, me skenimin e pëllëmbës së dorës, shkruan BBC.

Skaneri i ri “Amazon One” regjistron imazhin e pëllëmbës së dorës së përdoruesit, duke e lënë të paguajë atë thjeshtë duke e mbajtur dorën lartë sipër skanerit për rreth një sekond.

Produkti do të testohet në dy shitoret e Amazonit në Seattle.

Kompania ka thënë se është “një diskutim aktiv me disa konsumatorë potencialë” për të vendosur këtë skaner edhe në shitoret tjera në të ardhmen.

Advertisement

“Në shumicën e ambienteve të shitjeve me pakicë, Amazon One, mund të bëhet një metodë alternative e pagesës”, është thënë nga Amazon.

Amazon po ashtu ka thënë se sistemi mund të përdoret për “futje në një lokacion si stadium” apo duke skanuar në vend pune në vend të përdorimit të një ID kartele.

“Ne besojmë se Amazon One ka një zbatueshmëri të gjerë përtej dyqaneve tona me pakicë”, është thënë nga Amazon.

Skanuesit e pëllëmbës së dorës nuk janë ndonjë teknologji e re dhe ka disa të tillë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy