Ambiciet e Apple për një makinë pa shofer, Musk zbulon bisedimet me Tim Cook

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambiciet e Apple për një makinë pa shofer, Musk zbulon bisedimet me Tim Cook

Që Apple do t’i hyjë edhe prodhimit të makinave elektrike ka kohë që dihej. Që drejtori ekzekutiv i saj, tim Cook, ka qenë pranë një finalizimi marrëveshje për blerjen e Tesla-s, këtë e konfirmoi themeluesi i kësaj të fundit, Elon Musk.

Ai ka zbuluar bisedimet që ka bërë me Cook në vitin 2017, por që drejtuesi i Apple ishte tërhequr më pas. Musk shkroi në Twitter se iu drejtua bosit të Apple në momentet më të errëta të kompanisë së tij.

Musk ka treguar se ka menduar shitjen e kompanisë pasi po vuante financiarisht për të ndërtuar Modelin 3 të makinës elektrike. Ai ka treguar se ka fjetur në çatinë e fabrikës duke u munduar të zgjidhte problemet me prodhimin.

Megjithatë Tesla i kaloi këto probleme dhe u bë një ndër kompanitë më me vlerë. Nga ana tjetër, kjo tregon shumë për ambiciet e Apple për një makinë elektrike. Atje janë punësuar shumë ish-drejtues të Teslas.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy