Analistët: Vetëm dhjetë marka automjetesh do t’i mbijetojnë krizës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Analistët: Vetëm dhjetë marka automjetesh do t’i mbijetojnë krizës

Kriza e virusit Corona do të ndihmojë në përshpejtimin e “përzgjedhjes natyrore” dhe vetëm dhjetë prodhues makinash do të mbijetojnë në tregun global, sipas firmës këshilluese AlixPartners.

Studimi i kësaj shtëpie fillon nga fakti se shitjet e këtij viti do të bien me 20 milion nën nivelet e vitit të kaluar, sikur “një treg sa madhësia e Europës të zhdukej brenda natës”.

Shërimi nga kriza do të marrë, sipas AlixPartners, disa vjet, dhe pasojat e “Darvinizmit” në këtë industri është se vetëm prodhuesit dhe furnitorët financiarisht të fortë dhe inovatorë do t’i mbijetojnë “pastrimit” të ardhshëm të tregut.

Drejtori i sektorit për industrinë e automobilave AlixPartners, Elmar Kades tha në një intervistë për agjencinë gjermane DPA se është e mundur të zvogëlohet numri i prodhuesve të makinave në dhjetë, me Tesla në atë grup.

Advertisement

Rënie e përshpejtuar

Sipas tij, prodhuesit gjermanë i përkasin grupit të prodhuesve që do të mbijetojnë, megjithëse kanë probleme me kalimin në makinë elektrike dhe softuer, por janë mjaft të fortë për të pasur sukses.

Ai theksoi se fitimet për shkak të investimeve në teknologji të reja janë në rënie për vite me radhë, dhe se kriza koronare ka përshpejtuar rënie të mëtejshme.

“Në përgjithësi, industria e automobilave nuk do të jetë në gjendje të fitojë këtë vit,” tha Kades.

Advertisement

Ai deklaroi se ulja nga 21 në 14 milion automjete të shitura në Evropë regjistroi rënien më të madhe dhe se niveli para krizës ka shumë të ngjarë të arrihet vetëm pas pesë vjetësh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy