Apple dhe Google heqin Fortnite: “Epic Games” akuzon dhe tallet me Apple në mediat sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apple dhe Google heqin Fortnite: “Epic Games” akuzon dhe tallet me Apple në mediat sociale

Apple dhe Google kanë hequr video-lojën e famshme “Fortnite” nga aplikacionet e tyre për shkeljen e udhëzimeve të pagesave brenda lojës, çka bëri që “Epic Games” të ngre një padi federale për të sfiduar vendimin. Apple dhe Google përmendën një karakteristikë të pagesës direkte të prezantuar në aplikacionin Forntite më herët gjatë javës.

“Epic Games” paditi në një gjykatë në SHBA, duke mos kërkuar para nga Apple dhe Google, por vendime për t’i dhënë fund shumë praktikave të kompanive që lidhen me dyqanet e aplikacioneve. “Apple është kthyer në diçka që kritikonte më parë, një gjigant që kërkon kontroll tregu, ndalim konkurrence dhe pengim të inovacionit. Apple është më e madhe, më e fuqishme, më e palëkundur dhe më e rrezikshme se monopolistët e vitit të kaluar”, deklaroi Epic në padi. Epic sulmoi gjithashtu Apple në media sociale, duke nisur fushata me hashtag “#FreeFortnite, ku i bën thirrje lojtarëve që të kërkojnë rikthim të fondeve nga Apple, nëse humbasin akses te loja.

Kompania krijoi gjithashtu një parodi të një reklame të famshme të Apple në vitin 1984. Apple merr një pjesë prej 15-30% për shumicën e nënshkrimeve dhe pagesave të bëra brenda aplikacioneve, por ka disa përjashtime për kompanitë që kanë marrëveshje transaksioni me karta për konsumatorët e iPhone, nëse ata ofrojnë pagesa brenda aplikacionit që përfitojnë për Apple. Analistët mendojnë se lojërat janë kontribuuesit më të mëdhenj të shpenzimeve në App store, që është komponenti më i madh i segmentit të shërbimeve të Apple, që gjeneron 46 miliardë dollarë në vit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy