Apple fiton betejën 13 miliardë euroshe me Bashkimin Europian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apple fiton betejën 13 miliardë euroshe me Bashkimin Europian

Një tjetër Gjykatë e Bashkimit Europian shprehet në favor të gjigandit të teknologjisë Apple në konfliktin me Bashkimin Europian për shmangien e rreth 13 miliardë euro taksa në Irlandë.

Gjykata e dytë më e lartë europiane deklaroi se kompania amerikane nuk duhet të paguajë 13 miliardë eurot e kërkuara nga Komisioni Europian, i cili pretendon se Apple kishte një ujdi të paligjshme fiskale me autoritetet irlandeze.

Gjykata e Luksemburgut tha se e kishte anuluar vendimin pasi Komisioni nuk kishte provuar dot shkeljet e rregullave të konkurrencës. Kjo konsiderohet një goditje ndaj Bashkimit Europian, që po udhëheq një fushatë të egër kundër evazionit fiskal.

“Rasti nuk ka të bëjë aq shumë me faktin se sa taksa duhet të paguajmë, por ku duhet t’i paguajmë. Ne jemi krenarë që jemi taksapaguesit më të mëdhenj në botë, pasi e dimë rolin që luajnë taksat në shoqëri”, thuhet në reagimin e Apple.

Advertisement

Bashkimi Europian nisi procedurat ligjore pasi deklaroi se qeveria irlandeze kishte lejuar gjigandin e teknologjisë të shmangte 13 miliardë euro taksa duke i dhënë përparësi të padrejtë kundrejt konkurrentëve të tjerë në Irlandë.

Por autoritetet irlandeze replikuan se Apple nuk duhej t’i paguante taksat, dhe se humbjet justifikoheshin nga shndërrimi i vendit në një treg joshës për kompanitë e mëdha.

Irlanda, vend me taksat më të ulëta për korporatat në BE, është baza europiane e Apple në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy