Apple fton hakerat që të “thyejnë” sigurinë e iPhone

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apple fton hakerat që të “thyejnë” sigurinë e iPhone

Shumica e kompanive teknologjike i druhen këtij fakti, ndërsa Apple ka ftuar të gjithë hakerat që të hakerojnë sistemin e iPhone.

Në fakt, kjo është pjesë e programit të kompanisë amerikane që organizon çdo vit për të testuar dhe forcuar akoma më shumë sigurinë e pajisjeve të saj.

Kështu, hakerat që do të marrin pjesë në këtë konkurs do të përpiqen për të thyer sigurinë dhe për të ndërhyrë në sistemin operativ IOS të iPhone.

Kjo do të bëhet përmes disa celularëve iPhone të krijuar enkas për këtë program, të cilat do t’u jepen hakerave për të thyer sigurinë e tyre.

Advertisement

Qëllimi i këtij programi të Apple është që të gjejë dobësitë e sistemit të saj operativ dhe të përmirësojë sigurinë në të ardhmen. Për të marrë pjesë në këtë program, hakerat duhet të jenë anëtar të Apple Developer.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy