Apple po përgatit 75 milionë njësi të iPhoneve të rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Apple ka kërkuar nga kompanitë përkrahëse që të prodhojnë së paku 75 milionë iPhone 5G më vonë gjatë vitit, si shenjë se kërkesa për telefonat e kompanisë po mbahet edhe gjatë pandemisë.

Kompania amerikane ka synim që të shesë rreth 80 milionë njësi të gjeneratës së re të iPhonet më 2020, sipas “Bloombergut”. Apple planifikon të lansojë katër modele të reja të telefonit në tetor, me gjeneratën e pestë të internetit që është më e shpejtë, me dizajn ndryshe e disa lloje ekranesh.

Apple po ashtu pritet të freskojë iPad Airin, ndërsa do të vijnë edhe dy versione të orës së mençur.

Teksa pandemia ka goditur gjithë botë, Apple po përballet me kërkesë të madhe për pajisjet e saj nga njerëz që punojnë nga shtëpitë.

Advertisement

Katër telefonat e rinj pritet të ndahen në dy modele bazë dhe dy më të sofistikuar për herën e parë. Dy telefonat bazë do të kenë madhësi 5.4 dhe 6.1-inç, ndërsa pajisjet “Pro” do të vijnë me e kran 6.1 dhe 6.7-inç, që do të jetë ekrani më i madh i vënë ndonjëherë në një iPhone.

Ndër përmirësimet kryesore të pajisjeve do të jetë procesori i ri A14, që përditëson shpejtësinë.

Telefonat e rinj pritet të dalin disa javë më vonë se termini i modeleve të vitit të shkuar, që nisën shitjen më 20 shtator.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy