AstraZeneca: Nga marsi nis shpërndarja e vaksinës, do të kushtojë 2 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
AstraZeneca: Nga marsi nis shpërndarja e vaksinës, do të kushtojë 2 euro

Kompania farmaceutike AstraZeneca dha lajmin se shpërndarja masive e vaksinës anti-COVID do të nisë nga marsi i vitit të ardhshëm. Josep Baselga, drejtor i Kërkimit dhe Zhvillimit Onkologjik të AstraZeneca, deklaroi se si fillim do të shpërndahen tre miliardë doza vaksine. Ai është besimplotë se vaksina do të rezultojë efektive.

 

“Ne kemi filluar të bëjmë miliona dhe miliona doza vaksinash përpara se të dimë nëse funksionon sepse nuk duam të presim gjashtë muaj. Në fillim të vitit do të kemi tashmë tre miliardë doza.”

 

Advertisement

Ai tregoi se kostoja e vaksinës do të jetë dy euro.

 

“Vaksina do të shitet me kosto, rreth dy euro dhe do të kërkohen dy doza me 28 ditë diferencë.”

 

Advertisement

Josep Baselga kujtoi se kompania është e angazhuar për shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën dhe jo vetëm në shtete të veçanta ose në Evropë.

 

Sa i përket situatës aktuale, ai parashikoi një dimër të vështirë dhe shtoi se rikthimi në jetën e mëparshme kaq shpejt nuk duhet të mendohet. Sipas tij, vaksina do të ndihmojë në menaxhimin e pandemisë, por kërkoi që edhe qytetarët t ëjapin kontributin e tyre.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy