Bitcoin kapërcen kufirin e tij historik të çmimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Londër, 1 dhjetor – Çmimi i bitcoin-it, kriptomonedha e parë e decentralizuar, tejkaloi sot 19 700 dollarë për herë të parë që nga krijimi i saj 11 vjet më parë, i rritur nga përdorimi i tij gjithnjë e më i përhapur dhe nga oreksi i rrezikut në tregjet.

“Rreth orës 3:20 pasdite GMT, çmimi i bitcoin u rrit me 8,2% në 19 881 dollarë, pasi kishte kapërcyer nivelin e tij të mëparshëm i arritur më 18 dhjetor 2017 me 19 511 dollarë”, njoftoi agjencia Bloomberg, sipas të dhënave të mbledhura nga disa shkëmbime.

Bitcoin është rritur me 175% që nga fillimi i vitit, me një rritje prej më shumë se 40 % që nga 21 tetori, kur gjiganti i pagesave në internet Paypal njoftoi se po fillonte një shërbim të blerjes, shitjes dhe pagesave me kriptovalutë.

“Po lëvizim në ujëra të paeksploruar nga çmimet dhe kjo rritje e vogël mund ta çojë çmimin edhe më lart”, tha Craig Erlam, analist në Oanda.

Advertisement

I krijuar nga persona anonimë si një mjet pagese i decentralizuar dhe i miratuar nga investitorë të aftë në investime alternative, bitcoin ka parë ngritje të tjera spektakolare dhe kulme po aq marramendëse/AFP.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy