“Do të çoj gruan e parë në Hënë”, Jeff Bezos tregon motorin e anijes kozmike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Jeff Bezos nuk është vetëm njeriu më i pasur në botë, por edhe ai që së bashku me kolegun e tij miliarder, Elon Musk, po revolucionon industrinë e udhëtimeve hapësinore private.   

Miliarderi amerikan ka postuar një video në Instagram ku tregon motorin e anijes që kompania e tij “Blue Origin” po ndërton për modulin që pritet të zbresë në Hënë rreth vitit 2024.

“Do të çoj gruan e parë në botë”, deklaroi Bezos. Deri më tani vetëm 12 astronautë kanë arritur të shkelin në Hënë, nga viti 1969 deri në 1972, dhe të gjithë kanë qenë amerikanë.

Advertisement
View this post on Instagram

A post shared by Jeff Bezos (@jeffbezos)

Postimi i Jeff Bezos

NASA mendon të finalizoi objektivin e një misioni hënor me pasagjerë në vitin 2024 dhe për projektimin e moduleve ka financuar kompani private si Blue Origin e Bezos me 579 milionë dollarë dhe me 135 milionë dollarë SpaceX i Elon Musk, babait të automjeteve “Tesla”.

Misioni në Hënë ishte një nga objektivat e administratës Trump, ndërkohë që ende nuk dihet qasja e një administrate të mundshme të Biden ndaj çështjes, që mund të çoj sërish njeriun në satelitin natyror të Tokës pas rreth 40 vitesh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy