E ardhmja e kompanisë “Apple” dhe synimi ambicioz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E ardhmja e kompanisë “Apple” dhe synimi ambicioz

Dhjetë vjet më parë, Steve Jobs humbi jetë nga kanceri i pankreasit, në moshën 56 vjeçare. Ai luajti një rol të madh që kompania “Apple” të ishte një nga kompanitë më të suksesshme në botë. Por si duket e ardhmja e Apple?

Steve Jobs ndërroi jetë më 5 tetor të viti 2011, pas një beteje të gjatë me kancerin e pakreasit. Ai ishte një njerëzit më të suksesshëm në botën e teknologjisë dhe pas vdekjes së tij, janë shkruar shumë libra e janë bërë shumë filma mbi jetën e tij.

“Ai i dha kompanisë fytyrën e tij, ai ishte sinonimi i Apple-t. Dhe natyrisht, Apple u bë personifikim i botës së re, botës dixhitale ku ne jetojmë, që ishte shumë më ndryshe përpara se ai të bëhej pjesë e saj”, thotë Robert Thompson, profesor në Universitetin “Syracuse”.

Në moshën 21-vjeçare, në vitin 1976, Jobs themeloi kompaninë “Apple” me mikun e tij Steve Wozniak. Më pas ai nxorri në treg një kompjuter të ri që e quajti “Makintosh”, shitja e të cilit i siguroi përfitime të mëdha.

Advertisement

Jobs u largua nga “Apple” në vitin 1985 për shkak të disa konflikteve. Ai u kthye sërish në vitin 1996, ndërsa kompania kishte humbur klientë. Me Steve Jobs në krye, Apple rifitoi kohën e humbur. Me produktet si iMac, iPod, MacBook, iPhone dhe iPad ai filloi të ndryshojë botën e teknologjisë.

“Apple nuk ishte vetëm një revolucion teknologjik, por një mënyrë jetese”, thotë Robert Thompson, profesor në Universitetin “Syracuse”.

Edhe pas vdekjes së Jobs, gjiganti i teknologjisë vazhdoi të hyjë në tregje të reja e të thyejë rekorde. Në vitin 2018, “Apple” u bë kompania e parë në botë me një kapital tregu prej një trilion dollarësh. Në vitin 2020, ky numër u dyfishua.

Krahas “iPhone-ve” kompania hodhi në treg gjithashtu produkte të reja, mes tyre kufjet pa tel (AirPods) si dhe një orë inteligjente “Apple Watch”.

Advertisement

Ekspertët thonë se është Tim Cook ai që duhet të marrë meritat e plota për suksesin e kompanisë në dekadën e fundit. Cook mori drejtimin e kompanisë “Apple” pas vdekjes së Steve Jobs.

“Natyrisht, Steve Jobs ishte një vizionar. Por kur ai vdiq, kompania ishte në një pikë që kishte vërtet nevojë për një njeri që merrte vendime dhe jo për një njeri vizionar. Tim Cook ishte përzgjedhja perfekte për atë fazë të jetës së Apple-t. Ai ishte gjithmonë në prapaskenën e kompanisë”, thotë Paul Meeks, analist i tregjeve financiare.

Por disa analistë financiarë thonë se trashëgimia e Steve Jobs nuk është e mjaftueshme dhe se për të mbetur një gjigant i teknologjisë “Apple” duhet të bëjë diçka të jashtëzakonshme.

“Parashikimi im për të ardhmen është se rritja e kompanisë do të ngadalësohet në mënyrë dramatike. Kështu që Apple ka nevojë të dalë me një strategji të re. Dhe problemi është se kur bëhet fjalë për një kompani kaq të madhe sukseset e vogla janë të papranueshme. Duhet diçka e madhe si dhe duhen miliarda dollarë shitje që të quhet sukses”, thotë Paul Meeks, analist i tregjeve financiare.

Advertisement

Sipas një njoftimi të agjencisë së lajmeve “Reuters”, synimi tjetër ambicioz i “Apple” është prodhimi i një automjeti elektrik autonom, por deri tani kjo gjë nuk është konfirmuar. Por ekspertë të kompanisë thonë se është e mundur që një ditë njerëzit të mbajnë radhë për të blerë një automjet të tillë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy