Efektet e pandemisë, baristët robotë në kore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Efektet e pandemisë, baristët robotë në kore

“Shikoje këtë kub akulli, të cilin do ta kthej në sferë. Po filloj!”… Me një jelek të qepur me porosi te stilisti dhe me kollare, Cabo është roboti-barist që e transformon një kub akulli në një top sferik të përsosur, me të cilin shërbehetuiski klasik. Gjatë procesit, nëpërmjet sistemit të automatizuar të altoparlantëve, roboti i pazakontë tregon edhe atë që po realizon.

Edhe pse debutoi në vitin 2017, vëmendja te humanoidi u rikthye prej shpërthimit të pandemisë Covid-19, e cila ka bërë që të rritet edhe ndërgjegjësimi i klientëve ndaj higjienës dhe shërbimit pa kontakt. Cabo është fytyra e një gjenerate të re baristësh.

Vala e dytë e përhapjes së virusit të ri korona, e cila erdhi nga klubet e natës në Seul, bëri që shumë lokale të mbyllnin dyert përgjithmonë. Choi Won-woo, një barist në lokalin “Coffee Bar K.”, shpjegoi se si Cabo i bën klientët të ndihen më komodë dhe të sigurt. “Duke qenë se zakonisht pas banakut qëndrojnë njerëz, klientët kanë tendencën që të mos ndihen shumë rehat. Por, besoj se klienti është më i sigurt kur akulli për pijet e tij shërbehet nga roboti dhe jo nga ne”, tregon ai.

Choi sqaroi se Cabo i zëvendëson kolegët baristë vetëm te përgatitja e akullit për kokteje specialë, por nuk u shërben pijet klientëve. “Nuk mendoj se një robot mund të zëvendësojë një person real, kur bëhet fjalë për komunikimin. Kur vjen puna këtu, ne bëjmë pjesën e shërbimit te klientët, ndërsa roboti kujdeset për gjërat teknike, siç është gdhendja e akullit”.

Advertisement

“Coffee Bar K.” nuk është lokali i vetëm, i cili shfrytëzon ndihmën e makinerive elektronike për të krijuar kokteje. Te “Café Bot Bot Bot”, shërbimi në bar është i gjithi në dorën e një krahu robotik.

“Shkoja në shumë lokale, sepse më pëlqejnë koktejet. Por, gjatë pesë muajve të fundit, nuk kam dalë shumë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Gjatë kësaj kohe nuk kisha mundësi të pija kokteje. Sapo dëgjova se ky vend ishte i hapur, erdha menjëherë. Roboti përgatit pijet në mënyrë shumë higjienike dhe kjo pastërti më pëlqen. Madje, mendoj se këto përzierje kanë shije edhe më të mirë se ato të baristëve njerëz” thotë Kim Seo-Yeon.

Menaxherët e këtij lokali thonë se klientët e mirëpritën baristin humanoid, edhe sepse frika e infektimit nga kontakti me njerëzit mbetet e madhe. “Gjatë periudhës së pandemisë, shumë persona janë të shqetësuar për ushqimin apo pijet që konsumojnë dhe që realizohen nga njerëzit. Në lokalin tonë, robotët dhe njerëzit punojnë së bashku për të realizuar në mënyrë sa më të sigurt pijet e klientëve. Duke qenë se koktejet i përgatit roboti, përllogaritjet e përbërësve që nevojiten janë më të sakta. Është pozitive që mund të ofrojmë gjithmonë të njëjtën shije dhe cilësi”, thotë Kim Tae-Wan, menaxher lokali.

Krahu robotik arrin të realizojë përzierje tepër të sakta koktejesh nga arsenali i25 shisheve me alkool dhe shurup, të cilat janë të pozicionuara sipër banakut.

Advertisement

Sapo në gotë është hedhur sasia e duhur e përbërësve, krahu robotik nis përzierjen e pijeve, duke e shndërruar në koktej. Rezultati vlerësohet nga klientët. “Kam provuar kokteje të shumta te ky lokal, ku përzierja realizohet nga roboti. Pjesa më e bukur është se shija e koktejit nuk ndryshon asnjëherë. Roboti nuk bën asnjë gabim dhe vendos masat e sakta, ndërsa e njëjta gjë nuk ndodh kur baristi është njeri, sepse marzhi i gabimit është më i madh dhe kokteji nuk ka asnjëherë të njëjtën shije. Po e shihja robotin ndërsa e përgatiste pijen dhe ishte fantastike kur ai lëvizte apo rrotullohej”, thotë Kim Min-Kyoung.

Koreja e Jugut po ndryshoj sjelljet, duke kaluar nga distancimi intensiv social, drejt asaj që autoritetet e shtetit aziatik e cilësojnë “distancim të jetës së përditshme”, pasi vendi arriti të përmbante epideminë që infektoi afro 12 mijë persona dhe shkaktoi më tepër se 270 viktima.(a2)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy