Facebook duhet të paguajë mbi 100 milionë euro për taksa në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Facebook France” ka pranuar të paguajë më shumë se 100 milionë euro taksa, duke përfshirë një gjobë në lidhje me vitet e llogaritjes para vitit 2018, ka raportuar revista franceze “Capital”, transmeton Dita të hënën.

Drejtuesit e Facebook-ut nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. Gjithashtu edhe ministri i Financave në Francë është shprehur se nuk mund të japë koment për raste individuale të taksave.

Revista “Capital” ka njoftuar se ka shikuar disa dokumente ku tregojnë se Facebook ishte urdhëruar të paguajë 104 milionë euro taksa, përfshirë edhe një gjobë prej 22 milionë eurosh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy