Facebook lancon një hapësirë të dedikuar shitblerjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fusha e biznesit duket të jetë tanimë në fokusin e gjigantit të rrjetit social Facebook.

CEO i Facebookut Mark Zuckerberg beson se e ardhmja e kompanisë së tij janë e-commerce dhe pagesat dhe tani ka nisur ta bëjë realitet.

Së fundmi në SHBA është lançuar Facebook Shop, një tab brenda aplikacionit kryesor të Facebook ku njerëzit mund të gjejnë produkte dhe t’i blejnë pa u larguar nga aplikacioni.

Po ashtu Facebooku do të zgjerojë funksionet e produkteve në shitje të cilat debutuan në fillim të vitit dhe njerëzit mund të shesin produkte në Facebook e Instagram në mbarë botën.

Advertisement

Messenger, Instagram Direct dhe Whatsapp do të përdoren nga shitësit e Facebook Shops për të komunikuar me konsumatorët.

Po ashtu mund të hostojnë evente Live Shopping duke tregojnë produktet që konsumatorët mund të blejnë në Facebook dhe Instagram.

Markave kanë gjithashtu mundësi të kryejnë transaksione përmes Instgaram Checkout, por vetëm brenda SHBA.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy