Facebooku paralajmëron përdoruesit rreth deklarimit të Trumpit për fitore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Facebooku ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për fitoren në zgjedhje.

“Kur presidenti Trump ka nisur të bëjë deklarime të parakohshme për fitore, ne kemi nisur të bëjmë njoftime në Facebook dhe Instagram që të gjithë ta dinë se votat ende po numërohen dhe fituesi nuk është projektuar”, ka thënë zëdhënësi i Facebookut për NBC News.

Miliona vota ende po numërohen në shtetet vendimtare si Pennsylvani, Michigan dhe Wisconsin dhe shtete tjera që ende mund të përcaktojnë fituesin.

Twitteri ka marrë një veprim të ngjashëm të censurimit, kur Trump deklaroi se po tentojnë t’i vjedhin votat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy