FOTOT: Kina, tren me shpejtësi 600 km/h

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tren gjigant që arrin shpejtësinë maksimale prej 600 km/h kreu me sukses udhëtimin e parë testues në një hekurudhë në Shangai të dielën.

Zhvillimi i një sistemi transporti hekurudhor me shpejtësi të lartë është një prej prioriteteve të Kinës.

Pas 4 vitesh punë, treni arriti të përfundojë me sukses udhëtimin e parë. Në ndërtimin e tij janë përfshirë ekspertë inxhinierë dhe shkencëtarë nga 30 ndërmarrje të ndryshme, universitete dhe institute kërkimore.

Projekti për ndërtimin e këtij treni ka nisur në vitin 2016 dhe pritet që prodhimi në seri i trenit të nisë në fund të këtij viti.

Advertisement

Treni me shpejtësi 600 km/h mendohet se do të mbushë hapësirën mes trenave të shpejtë dhe transportit ajror, për të lejuar udhëtimet në distanca të gjata me më pak kosto për personat e shtresave të ndryshme shoqërore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy