FOTOT: Një super “Mustang” elektrik me 1400 kuaj fuqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ford ka prezantuar makinën më të re mustang, një version SUV me motor elektrik, por që arrin deri në 1400 kuaj fuqi. Në fakt, Mustang Mach-E SUV ka 7 motorë elektrikë, që e lejojnë të jetë një “bishë” e vërtetë, pasi mund të arrijë një shpejtësi deri në 275 km/h.

Modeli prototip u krijua për të treguar deri ku mund të arrijë kompania amerikane dhe nuk do të nxirret në shitje. Por nga viti i ardhshëm, Ford do të nisë të shesë versione të ngjashme me dy motorë elektrikë dhe 459 kuaj fuqi.

Në modelin promocional, 3 motorë elektrikë janë të lidhur me gomat e përparme dhe 4 me të pasmet, duke i dhënë më tepër shtysë makinës për të bërë gjëra që deri tani ishin të pamundshme. E reja është që frenat kanë aftësinë të rikarikojnë bateritë teksa ngadalësojnë makinën.

Ford është përkushtuar prej kohësh te modelet me motor elektrik, duke investuar 11,5 miliardë dollarë. Në prill, prezantoi modelet Mustang Cobra Jet 1400 ndërsa në nëntor 2019, një model Mustang SUV me motor elektrik, që do të konkurronte makinat Tesla, me një çmim rreth 45 mijë dollarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy