Gjykata amerikane bllokon administratën e Trumpit për të ndaluar aplikacionin kinez WeChat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një gjykatë ka ndaluar administratën e Trumpit për të kërkuar nga Apple dhe Google heqjen e aplikacionit kinez për mesazhe WeChat.

Gjyqtarja Laurel Beeler në Kaliforni ka thënë se kërkesa qe qeverisë do të shkelte të drejtat e Amandamentit të Parë për përdoruesit e aplikacionit, pasi do të largonte platformën e tyre për komunikim, raporton DailyMail.

WeChat është një aplikacion me fokus për mesazhe dhe përdoret nga shumë Kinezo-Amerikanë për të komunikuar me shoqërinë, familjen, konsumatorët apo kontraktues biznesi në Kinë. WeChat është nën pronësi nga gjiganti kinez teknologjik Tencent ndërsa ka 19 milionë përdorues aktiv ditorë në SHBA, transmeton KOHA.

Qeveria Trump ka thënë se shumë shpejtë do ta bllokojnë këtë aplikacion në SHBA, nën dyshime se të dhënat e përdoruesve amerikanë do të mund të kalonin te Qeveria Kineze.

Advertisement

Qeveria Trump është duke kërkuar heqjen e aplikacioneve kineze, si WeChat dhe TikTop pasi i sheh ato si “kërcënim për sigurinë nacionale”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy