Google lanson “Chromecast” e ri me Google TV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me një ide novatore, në vitin 2013, Chromecast ndryshoi mënyrën se si shijonit filmat, shfaqjet, TV dhe videot në “Youtube”. Ndërsa sot Google po bën hapin më të madh që t’ju ndihmojë të lundroni në zgjedhjet e tuaja argëtuese me markën më të re Chromecast me Google TV.

Google ka prezantuar pajisjen e re një ditë më parë dhe tashmë është e disponueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një çmim prej 50 dollarësh. Kjo mund të porositet paraprakisht në Itali, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Irlandë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku do të mbërrijë më 15 tetor me çmim rreth 42 euro.

Modeli i fundit i Chromecast

Chromecast vjen me përvojën e re argëtuese të Google TV, e cila bashkon filma, shfaqje, TV dhe shumë aplikacione të tjera, duke i organizuar ato në një mënyrë të personalizuar për secilin përdorues.

Advertisement

Google ka njoftuar se pajisja do të shoqërohet nga një telekomandë, ku ka një buton për “Asistentin e Google”: mund të përdoret si për të kërkuar përmbajtje në aplikacione të ndryshme, ashtu edhe për të kërkuar informacione “klasike”, siç është moti.

Gjithashtu ekzistojnë edhe dy butona të tjerë të kushtuar aplikacioneve më të njohura të transmetimit, Youtube dhe Netflix. Madje mund edhe të kontrolloni dritat e shtëpisë me sinergji me pajisjet e tjera të Google. Bashkëngjitet në portën HDMI të televizionit tuaj dhe suporton video 4K HDR dhe audio Dolby.

Google TV i ri

Me të gjitha shërbimet e transmetimit dhe përmbajtjen e kërkesës që ka sot, zgjedhja e një filmi, seriali televiziv ose video për të parë, mund të marrë shumë kohë. “Kjo është arsyeja pse ne krijuam Google Tv”, shpjegon kompania, “një përvojë e re argëtuese e krijuar për t’ju ndihmuar të lundroni me lehtësi dhe shpejt, të vendosni se çfarë përmbajtje të shijoni në Chromecat të ri me Google TV”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy