Google sjell teknologjinë të cilën Apple e kishte lansuar më 2011

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Google të martën ka shpalosur “Nearby Share”, një teknologji e re për telefonat Android duke ua lehtësuar përdoruesve dërgimin e fotografive, fajleve, vegëzave e të tjera tek telefonat tjerë Android që gjenden afër. Kjo është e ngjashme me opsionin “AirDrop” të Applet në iPhone, Mac e iPad.

Apple kishte lansuar “AirDropin” më 2011.

Kjo është teknologji e preferuar kur njerëzit kanë për t’i dërguar dikujt që po qëndron afër përmbajtje të madhe apo që ishte e vështirë të dërgohej me e-maile.

Veçoria do të nisë së funksionuari në pajisjet Android duke nisur nga e marta, me “Google Pixel” dhe telefonat e Samsungut, si të parët që marrin veçorinë. Bëhet fjalë për pajisjet me sistemin Android 6.0 ose më të ri.

Advertisement

Për ta përdorur këtë duhet të zgjidhet përmbajtja që doni ta shpërndani dhe të zgjidhet opsioni i bartjes “së afërme”. Google ka thënë po ashtu se mund të dërgohen përmbajtje në formë anonime apo të bëni veten të padukshëm, nëse nuk dëshironi të merrni pajisje.

Sipas kompanisë, kjo do të jetë në dispozicion edhe për Chromebooks në muajt e ardhshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy