Hakerët rusë e koreano-veriorë tentojnë të vjedhin të dhëna të vlefshme për vaksinën anti-COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hakerë rusë dhe koreano veriorë kanë tentuar të vjedhin të dhëna “të vlefshme” për vaksinën kundër koronavirusit, ka deklaruar Microsofti.

Akterë të mbështetur nga shtetet tentuan të marrin informata nga kompanitë farmaceutike dhe studiuesit e vaksinës që punuan për të, ka shtuar Microsoft.

Ndëkrohë ka shtuar se shumë nga sulmet gjatë muajve të fundit janë penguar, raporton Independent. 

Gjiganti i teknologjisë nuk ka sqaruar më shumë bnëse hakerët kanë pasur sukës në tentimet e tyre për tu’u futur në sistemet e kompanive apo se si ishin bërë këto sulme.

Advertisement

Kjo ngjarje vjen një ditë pasi eksperti për sëmundje ngjitëse, Anthony Fauci, deklaroi se një program për vaksinë do të niste në SHBA në dhjetor dhe se qytetarët e zakonshëm amerikanë do ta merrnin vaksinën në pranverë.

Targetet, të cilat Microsofti nuk u dha emër, ishin “të përfshirë direkt në studimin e vaksinave dhe trajtimet për COVID-19”.

Ekspertët e sigurisë kibernetike të Microsoftit identifikuan grupin e hakerëve “Fancy Bears”, që janë të mbështetur nga Rusia, si një prej grupeve që tentuan vjedhjen e informacioneve.

Hakerët e Fancy Bear kishin tentuar të vjedhin informacione nga kompanitë dhe studiuesit me bazë në Britani, kishte deklaruar Qendra për Siguri Kibernetike në korrik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy