Hakoi llogarinë e Trump në “Twitter”, i publikon edhe fjalëkalimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Personi më i fuqishëm i botës përdor një fjalëkalim shumë të thjeshtë për llogarinë e tij në rrjete sociale. Këtë e pohon eksperti i sigurisë informatike, Victor Gevers, i cili ka mundur të hyjë në profilin e presidentit amerikan, Donald Trump, me 87 milionë ndjekës në Twitter.

Holandezi ka parë mesazhet private dhe informacionet sekrete të kreut të Shtëpisë së Bardhë duke përdorur fjalëkalimin “Maga2020!”, që është akronim i sloganit të Trump për fushatën elektorale: “Make America Great Again”.

Gevers ka thyer llogarinë e Trump edhe 4 vite më parë duke përdorur fjalëkalimin “You are fired”, në shqip: “Je i pushuar”. Kjo ishte fraza e tij e preferuar në spektaklin televiziv “The Apprentice”.

44-vjeçari holandez, i cili mban nofkën “hakeri etik”, është munduar vazhdimisht të paralajmërojë Shtëpinë e Bardhë dhe FBI-në për lehtësinë e thyerjes së llogarisë së presidentit amerikan, por zëri i tij nuk është dëgjuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy