Hibridi “SF90 Spider”, Ferrari prezanton modelin e ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hibridi “SF90 Spider”, Ferrari prezanton modelin e ri

Ferrari ka prezantuar një tjetër mrekulli motorike, “SF90 Spider”, versionin e konvertueshëm të hibridit të saj “SF90 Stradale”.

Makina e re do të ketë specifika të ngjashme me modelin e nxjerr në treg vitin e shkuar, me një motor me djegie me 8 cilindra dhe 780 kuaj fuqi, të integruar në dy motor elektrik të montuar në pjesën e përparme.

Me shpejtësi maksimale prej 340 km/orë, hibridi SF90,mund të ecë për 25 km, duke përdorur energjinë elektrike, çka bën që mjeti të kaloj në zonat e banuar përmes qyteteve në qetësi dhe pa emetuar gazra.

Prodhuesi i makinave ka premtuar se deri në vitin 2022, 60% e mjeteve në shitje do të jenë hibrid. Një Ferrari totalisht elektrike nuk pritet të paktën deri në vitin 2025, pasi teknologjia për bateritë kërkon studim dhe zhvillim të mëtejshëm dhe po ashtu do të duhet të përgatiten edhe klientët të cilët janë mësuar më një motor të zhurmshëm dhe jo një makinë që lëviz në qetësi. 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy