Huawei prezanton telefonat e rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Huawei prezanton telefonat e rinj

Huawei ka prezantuar dy modele të serisë Nova 8 në Kinë.

Nova 8 dhe Nova 8 Pro vijnë të dyja me ekrane të rifreskuara, me procesor Kirin 985 dhe kamera quad 64MP dhe me karikim me tela prej 66W dhe me 5G.

Huawei Nova 8

Nova 8 sjell ekran të lakuar 6.57 inçësh FHD+ OLED me një kamerë selfie prej 32MP.

Advertisement

Ai gjithashtu ka RAM prej 8GB dhe hapësirë memorizuese 128/256GB.

Bateria e tij është 3,800 mAh.

Nova 8 është në dispozicion në ngjyrë të argjendtë, vjollce, të gjelbër dhe të zezë.

Çmimi i tij është 505 dollarë për 8/128GB, derisa versioni 8/256GB kushton 565 dollarë.

Advertisement

Huawei tashmë ka nisur të marrë porositë, megjithatë shitjet zyrtare nisin më 30 dhjetor.

Se kur do të jetë në dispozicion në nivel ndërkombëtarë ende nuk dihet.

Huawei Nova 8 Pro

 

Advertisement
Image

Nova 8 Pro vjen me ekran më të madh prej 6.72 inçësh OLED FHD+.

Gjithashtu edhe ky është i lakuar. Derisa ka kamerë selfie 16MP, me një modul ultra të gjerë prej 32MP.

Bateria e tij gjithashtu është pak më e madhe, 4,000 mAh dhe karikues të njëjtë prej 66W.

Edhe ky model vjen me ngjyrat si Nova 8, derisa çmimi për të është më i lartë.

Advertisement

Për versionin 8/128GB çmimi është 611 dollarë, kurse ai me hapësirë memorizuese është 672 dollarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy