Inteligjenca Artificiale projekton qeliza që nuk ekzistojnë në natyrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inteligjenca Artificiale projekton qeliza që nuk ekzistojnë në natyrë

Inteligjenca Artificiale ka mësuar të projektojë qeliza që nuk ekzistojnë në natyrë: pas superkompjuterëve, ajo është aleatja e re e biologjisë sintetike, e cila premton aplikime të shumta, nga prodhimi i ilaçeve në atë të biokarburanteve.

Kjo demonstrohet nga dy studime të botuara në revistën ”Nature Communications”, nga studiuesit në Laboratorin Kombëtar ”Lawrence Berkeley” në SHBA.

Algoritmi i tyre i ri, i quajtur ”Automated Recommendation Tool (Art)”, është në gjendje të parashikojë se si ndryshimet e caktuara në ADN-në e një qelize ose proceset biokimike mund të ndryshojnë sjelljen e saj.

“Mundësitë janë revolucionare”, thotë koordinatori i studimit, Hector Garcia Martin.

Advertisement

“Tani bioinxhinieria është një proces shumë i ngadaltë: u deshën vite për të krijuar ilaçin antimalarik”, shtoi ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy