Izrael/ Fosilet e reja të Neandertalit rishkruajnë historinë e evolucionit njerëzor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izrael/ Fosilet e reja të Neandertalit rishkruajnë historinë e evolucionit njerëzor

Fosile të reja që datojnë nga epoka e Neandertalit janë zbuluar në Izrael, falë të cilave historia e evolucionit njerëzor mund të rishkruhet. Gjetjet, nga 140 mijë vjet më parë, tregojnë se evolucioni i këtyre “kushërinjve” tanë nuk ka lidhje vetëm në kontinentin Evropian, por edhe në Lindjen e Mesme . Studiuesit italianë nga Universiteti “La Sapienza” i Romës dhe Universiteti i Firences kontribuan në studimet qe u botuan në revisten “Science” . 

Drejtuesit e studimit për të shqyrtuar fosilet e gjetura ishin nga Universiteti i Tel Avivit dhe Universiteti Hebraik i Jeruzalemit. 

“Elementi kryesor i këtij zbulimi është në veçanti datimi, rreth 140 mijë vjet më parë, në atë që përcaktohet si fundi i Pleistocenit të Mesëm. Përfaqëson një moment tranzicioni për evolucionin njerëzor, një kalim nga format arkaike të Homos në forma më moderne siç janë Sapiens ose Neandertalët ”, – shpjegon Giorgio Manzi, per agjencine italiane Ansa.

  

Advertisement

 

Fragmentet e gjetura në gërmimin e Nesher Ramla, veçanërisht disa dhëmbë dhe pjesë të nofullës dhe kafkës, të analizuara me teknika të sofistikuara dixhitale, kanë treguar se mbetjet shfaqin një kombinim unik të tipareve të Neandertalit dhe tipareve më arkaike.

 

 “Nëse ato mbetje do të ishin gjetur në Evropë – tha Manzi – nuk do të kishte asgjë veçanërisht të re. Do të kishte prova të reja mbi atë që është besuar prej kohësh, domethënë se Neandertalët kane jetuar në Evropë dhe vetëm më pas janë përhapur në zona të tjera

Advertisement

 

Mirepo tani del që evolucioni i Neandertalëve ka lidhje edhe me Lindjen e Mesme. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy