Japonia prezanton një aplikacion për gjurmimin e COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Japonia prezanton një aplikacion për gjurmimin e COVID-19

Japonia do t’i shtohet listës së vendeve që kanë prezantuar një aplikacion në telefon për gjurmimin e kontakteve në mënyrë që të monitorojnë dhe parashikojnë më mirë ecurinë e koronavirusit në arkipelag, pa mbledhur të dhëna personale, njoftoi sot qeveria.

“Është një mjet i rëndësishëm për të mbrojtur jetën tuaj, ju lutemi instalojeni atë”, kërkoi sot ministri i ngarkuar me luftën kundër pandemisë, Yasutoshi Nishimura në një konferenceë shtypi.

Aplikacioni, i zhvilluar nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, do të regjistrojë në sajë të teknologjisë Bluetooth të dhëna të koduara nga telefonat e përdoruesve.

”Aplikacioni nuk do të regjistrojë të dhëna personale, të tilla si numrin e telefonit ose vendosjen, në mënyrë që të keni një ndjenjë sigurie për këtë çështje”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Yoshihide Suga.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy