“Jurassic Park” mund të shndërrohet në realitet, tashmë studimet i financon CIA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jurassic Park” mund të shndërrohet në realitet, tashmë studimet i financon CIA

Klonimi i specieve të zhdukura ka qenë një ëndërr e rrëfyer në shumë filma hollivudianë, duke filluar nga “Jurassic Park”.

Por kjo fantazi mund të shndërrohet në realitet relativisht shpejt. Ndër vite kanë qene të shumta kompanitë private, por edhe agjencitë shtetërore, që janë marrë me mundësinë e klonimit të kafshëve të ndryshme.

Por klonimi i një specie të zhdukur do të përbënte një hap më lartë, dhe mundësitë shtohen kur vetë CIA amerikane është një nga financuesit kryesorë.

Mamuthi, specie gjigante e familjes së elefantëve, për mijëra vjet ka bashkëjetuar me njerëzimin, duke u zhdukur nga ndryshimet klimaterike

Agjencia e njohur e shërbimeve sekrete ka financuar kompaninë Colossal Biosciences, që ka si objektiv klonimin e mamuthit, specie gjigante e familjes së elefantëve, që për mijëra vjet ka bashkëjetuar me njerëzimin, duke u zhdukur nga ndryshimet klimaterike dhe gjuetia.

Advertisement
Zogu Dodo, tashmë i zhdukur

Siç shpjegojnë autorët e eksperimentit, ata presin që të lind jo ekzaktësisht një mamuth prehistorik por një elefant që mbart brenda vetes specifikat e mamuthit, si përshembull rezistenca ndaj të ftohtit.


mamuth 1024x576

SHBA mbledh 15 milionë dollarë për klonimin e mamuthit

Advertisement

Kjo është pika kyçe e çështjes. Praktikisht, fondet e CIA nuk i drejtohen shumë llojit të  kafshës së klonuar,  që mund të jetë edhe nga specie të tjera s tigri i Tasmanisë ose zogu Dodo tashm ëtzhdukur, por vetë perfeksionimi i  teknologjisë së klonimit.

Praktikisht bëhet fjalë për një kafshë që do të ketë veti të reja, dhe nuk mund të mos shkojë në mend që në të ardhmen kjo teknologji mund të përdoret edhe për krijimin e superushtarëve që mund të dërgohen në çdo fushëbetejë, edhe pse këtu hyjmë vërtetë në fushën e fantazisë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy