Kompania e njohur britanike e video-lojërave, Codemasters, pritet të shitet mbi 800 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania e njohur britanike e video-lojërave, Codemasters, ka konfirmuar planin e shitjes te gjiganti amerikan “Take-Two”, raporton BBC.

Codemasters është më së shumti e njohur për lojë me gara me vetura, përfshirë seritë “Dirt Rally” dhe licencat e Formula 1.

Studioja është themeluar në Britani dhe aktualisht i ka selitë në Southam, Warwickshire.

“Take-Two” i ka ofruar një marrëveshje që e vlerëson Codemastersin rreth 739 milionë funte (afro 820 milionë euro) dhe Codemasters ka njoftuar se planifikon t’ia rekomandojë këtë marrëveshje aksionarëve.

Advertisement

Njoftimi ka ardhur në të njëjtën ditë kur është lansuar video-loja, Dirt 5.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy