Kongresi i SHBA-së merr në pyetje shefat e Amazon, Apple, Facebook dhe Google

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtorët ekzekutiv të Amazoni, Facebok, Apple dhe Google u goditën me pyetje të vështira dhe me dokumente të cilat vënin në pyetje taktikat e konkurrencës që kanë këto kompani, gjatë një seance të mosbesimit që u mbajt të mërkurën.

Për gati një vit, ligjvënësit në Kongres të SHBA-së kanë hetuar nëse këto katër kompani gjigande kanë abuzuar fuqinë e tyre dhe kanë krijuar dominancë në tregun online. Dëgjimi i së mërkurës ishte më i madhi i këtij lloji që nga viti 1998 kur Bill Gates i Microsoftit doli para Kongresit, shkruan CNN.

Jeff Bezos, drejtori ekzekutiv i Amazonit pranoi se kompania e tij mund të ketë përdorur të dhënat e mbledhura nga palët e treta për vendime të shitjes së produkteve të tyre, që ishte brenga kryesore sa i përket mënyrës se si i qaset Amazoni konkurrencës.

Ndërsa drejtori i Apple, Tim Cook, kaloi më lehtë. Pavarësisht pyetjeve nëse Apple favorizon disa kompani në App Store, nuk kishte shumë pyetje rreth udhërrëfyesve të Apple për zhvilluesit e programeve për App Store, që ka qenë ankesa kryesore nga kritikët.

Advertisement

Nga katër drejtorët ekzekutivë, Jeff Bezos i Amazonit u vrojtua më së shumti, ngase personi më i pasur në botë nuk është paraqitur para kongresit asnjëherë.

Pasi që iu shmang pyetjeve për dy orët e para të dëgjimit, Bezos pastaj u përball me shumë pyetje direkte rreth çmimeve, blerjes dhe mënyrën se si përdoren të dhënat nga shitësit e palëve të treta.

Bezos pranoi se ka rregull i cili ndalon përdorimin e të dhënave nga palët treta për të përkrahur vetë biznesin privat të Amazonit, por sidoqoftë tha: “Nuk mund të garantoj se ky rregull nuk është shkelur asnjëherë”.

Në shumë raste gjatë pyetjeve, Bezos ose tha që nuk mund t’i përgjigjet pyetjes ose se nuk i kujtohej incidenti për të cilin po pyetej.

Advertisement

Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckenberg u konfrontua për emailet e brendshëm të kompanisë që u dërguan në vitin 2012 për blerjen e Instagramit. Këta emaile u murrën nga Komiteti Gjyqësor si pjesë e hetimit për mosbesim.

Në një e-mail, Zukerberg kishte thënë se Instagrami mund të jetë “shumë pengues” për Facebook. Një tjetër email nga një zyrtar kryesor financiar përmendi neutralizimin e një garuesi potencial.

Reprezentuesi i Kongresit Jerry Nadler tha se këta emaila tregojnë se Facebook e ka parë Instagramin si kërcënim dhe në vend se të garojë, Facebook e ka blerë atë.

Si përgjigje, Zuckerberg nuk e mohoi faktin se e ka parë Instagramin si kërcënim, por ka cekur se marrëveshja për blerje është aprovuar nga Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA.

Advertisement

Të gjithë drejtorët ekzekutivë kanë përmendur patriotizmin amerikan gjatë pyetjeve të vështira, dhe të gjithë thanë se kompanitë e tyre janë nga Amerika, për amerikanët, transmeton KOHA.

Ndikimi përfundimtar i këtij hetimi dhe dëgjimi në Kongres do të varet nga hapat që do të merren për t’i adresuar brengat e mosbesimit që quan deri në këtë hetim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy