Makinat hibride dhe elektrike në Europë tejkalojnë ato të naftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makinat hibride dhe elektrike në Europë tejkalojnë ato të naftës

Makinat hibride dhe elektrike tejkalojnë për herë të parë ato me naftë në Europë.

Të dhënat për regjistrimet europiane në ”AutoExpress” tregojnë se makinat me naftë kanë zënë vendin e dytë krahasuar me fuqinë e kombinuar të hibrideve, hibrideve të kombinuara dhe makinave elektrike.

Vetëm në muajin shtator-tetor, 1,3 milionë makina të reja u regjistruan në Europë, nga të cilat 327 800 të elektrizuara dhe rreth 322 400 me naftë.

Makinat me benzinë ​​ranë në 47% në muajin e fundit, nga 59% në shtator 2019.

Advertisement

Deri para një dekade, gjysma e të gjitha makinave të shitura në Europë ishin naftë. Kjo pjesë e tregut tani ka rënë në 24.8% ndërsa jehonat e skandalit ”Dieselgate” vazhdojnë të dëgjohen ende.

Paralelisht me zhdukjen e naftës ka pasur rritje të makinave elektrike dhe të elektrizuara.

Të dhënat nga ”Jato Dynamics” zbulojnë se 53% e regjistrimeve europiane muajin e kaluar ishin makina hibride ose elektrike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy