Mbrojeni internetin që ta mbroni demokracinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat sociale tashmë janë pjesë e infrastrukturës themelore të demokracisë. Janë kthyer në mundësinë më të madhe që politikanët të lidhen me votuesit dhe janë kthyer në burim kryesor informacioni. Duke i lidhur njerëzit botërisht, mediat sociale e kanë lehtësuar më shumë se kurrë lidhjen e regjimeve autoritare me votuesit jashtë kufijve shtetërorë dhe për manipulimin e demokracive. Kompanitë e mediave sociale kanë kontribuar goxha shumë për propagandën autoritare, por për përpjekjet e fundit vullnetare nuk janë të mjaftueshme.

Përgjegjësia amerikane

Me qëllim që të sigurohet qeverisja demokratike në krejt botën, Qeveria amerikane duhet të ndërmarrë hapa proaktivë për të rregulluar mediat sociale dhe për të parandaluar përpjekjet për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje. Kjo ka ndodhur së fundmi për shkak se e kanë mundësuar ligjet amerikane. Meqë zgjedhjet kudo në botë po mbahen me ndërmjetësim edhe të mediave sociale të kompanive amerikane të teknologjisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë për detyrë që t’iu mbrojnë në aspektin digjital.

Mediat sociale e kanë bërë më të lehtë se kurrë që fuqitë e huaj të ndikojnë në zgjedhje. Edhe ndërhyrja e jashtme joefikase mund të minojë legjitimitetin e një rezultati zgjedhor. Më 2016, në zgjedhjet presidenciale amerikane, Rusia urdhëroi një fushatë të ndërhyrjes në caqe të shënjestruara të publikimit të materialeve politike dhe nëpërmjet propagandës së ushtruar me media sociale.

Advertisement

Subjektet ruse hakuan serverët e liderëve politikë amerikanë dhe publikuan përmbajtjen e tyre në “WikiLeaks” dhe “DCLeaks”. Rusia lansoi, gjithashtu, një fushatë masive propagande, duke kontraktuar tetëdhjetë kompani të ndryshme teknologjike, përfshirë edhe Agjencinë e Kërkimit në Internet me seli në Shën Petërsburg, që të krijonin llogari të rreme sociale me qëllim që të njoftoheshin amerikanët me përmbajtje përçarëse. Kjo fushatë, e cila vazhdoi edhe pas ditës së zgjedhjeve, arriti te së paku 126 milionë përdorues të “Facebookut”, te 20 milionë përdorues të “Instagramit” dhe te 1.4 milionë përdorues të “Twitterit”.

Qëllimet tinëzare

Pavarësisht prej numrave, nuk ka dëshmi bindëse se përpjekjet ruse për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ndikuan në rezultatin përfundimtar të garës. Por ndikimi mund të ketë qenë i përtejmë në përmbajtje. Në një raport të inteligjencës amerikane të vitit 2017, thuhet se qëllimi i Moskës ishte “minimi i besueshmërisë publike në procesin demokratik amerikan”. Përtej qëllimit fillestar për të pasur efekt në garën zgjedhore presidenciale në qytetet e luhatura kah animi politik, operuesit rusë mëtonin të luhatnin dhe nxisnin pakënaqësinë racore dhe të përshkallëzonin polarizimin partizan. Përpjekjet e tyre janë faktorë kontribuues në “pakënaqësinë amerikane në ngritje me demokracinë e tyre”.

Liderët rusë duket se mendojnë që përfitojnë prej mbulimit mediatik se rezultati mund të ndryshojë prej ndërhyrjes së jashtme. Edhe në një vlerësim të vitit 2018 u dëshmua se kishte mijëra llogari virtuale që ishin krijuar nga Agjencia ruse për Kërkime në Internet, e që në fakt nuk ekzistonin. Me to shpresohej të ndikohej në perceptimin e amerikanëve në prag të zgjedhjeve të mesmandatit. Pas një kohe të shkurtër, një prej këshilltarëve kryesorë të presidentit Vladimir Putin, deklaroi se ia kishte dalë të ndryshonte “vetëdijen” e Perëndimit duke u treguar perëndimorëve se demokracia ishte një rrenë e madhe.

Advertisement

Mjet i përsosur për regjimet autoritare

Regjimet autoritare po vazhdojnë të përzihen në zgjedhje anembanë botës.

Rusia është munduar të ndikonte votimet kritike të referendumit të Brexitit më 2016 dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2017. Përderisa përpjekjet ruse ishin larg për të qenë vendimtare në dy rastet, fakti se Rusia ndërhyri kishte efektin negativ në legjitimitetin e tyre, sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, ku ndërhyrja ruse ishte një prej aspekteve kryesore që kishte vënë në dyshim legjitimitetin e referendumit për dalje nga Bashkimi Evropian. Ky aspekt – i mosndikimit të drejtpërdrejtë në rezultat, por i vënies në dyshim legjitimitetit të procesit demokratik – padyshim se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Propagandistët rusë vazhdojnë të trasojnë shtigje të reja për të arritur tek audiencat amerikane, dhe hulumtuesit në “Graphika” kanë mësuar se janë aktivë në më shumë se treqind platforma në së paku shtatë gjuhë.

Kompanitë e mediave sociale kanë ndërmarrë goxha shumë masa për të parandaluar ndërhyrje në zgjedhje prej vitit 2016. Raportet e “Facebookut” tregojnë se ka fshirë qindra miliona postime, duke vepruar pothuajse në mënyrë proaktive. Në raport është bërë e ditur se kishte përmbajtje që kanë lënë të kuptohet se kishte “një sjellje pothuajse të koordinuar”. Edhe inteligjenca artificiale e “Twitterit” ka instaluar censorë që ndalojnë miliona postime në javë që kanë përmbajtje dashakeqe. Sistemi i inteligjencës artificiale i “Reddittit” ka bërë të ditur se në mënyrë “proaktive” ka nën kontroll pothuajse 99 për qind të postimeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy