Me PlayStation 5, ”Sony” pret sukses me çdo kusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tokio, 5 nëntor – ”Sony” po përgatitet të prezantojë më 12 nëntor videolojën e e saj të re PlayStation 5, dy ditë pas Xbox të fundit të ”Microsoft”.

Por gjiganti japonez, rezultatet financiare të të cilit varen shumë nga ndarja e videolojërave, nuk ka vend për gabime.

”Sony”, i cili hyri në tregun e videolojërave në fund të vitit 1994 me PlayStation-in e tij të parë dhe që prej asaj kohe e ka lidhur fatin e tij ngushtë me këtë sektor fitimprurës, i cili pritet të sigurojë një të tretën e shitjeve të saj në 2020-2021.

Për krahasim, ky segment përfaqësoi më pak se 10% të të ardhurave të ”Microsoft” për vitin fiskal që përfundoi në qershor 2020.

Advertisement

Për të qenë në gjendje të shesë lojëra dhe shërbime abonimi, ”Sony” së pari do të duhet të pajisë sa më shumë lojtarë me lojën e saj të re, duke nxjerrë mësime nga e kaluara.

“Me prezantimin, dy faktorë kryesorë ndikojnë në suksesin e një brezi të lojërave, të qënit i pari në prezantim dhe jo shumë i shtrenjtë”, thekson Morris Garrard, analist në Futuresource.

Nga ana tjetër, PlayStation 4 u shit dy herë më shumë se Xbox One.

Këtë herë, ”Sony” ka përshtatur çmimet e saj me ato të ”Microsoft”, duke shitur lojën me një diferencë të ulët, madje edhe me humbje sipas analistëve. Ky çmim do të jetë 500 dollarë për PS5 ashti si Xbox Series X.

Advertisement

Versioni pa disk i PS5 do të kushtojë 400 dollarë, më shumë se 300 dollarë i Xbox Series S, të cilit gjithashtu i mungon disku, por është më pak i fuqishëm/AFP.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy