Microsoft: Një program për të biseduar me dikë që nuk jeton më

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Microsoft: Një program për të biseduar me dikë që nuk jeton më

Kompania “Microsoft” kërkon të krijojë një program kompjuterik që mund të simulojë personalitetin e një qenieje njerëzore të vërtetë dhe të mundësojë bisedat me dikë që nuk është më.

Sipas faqes së internetit “Ubergizmo”, kompania e Redmondit ka paraqitur një patentë në SHBA për të lejuar një program, një chatbot, që të flasë si një person i gjallë, duke kopjuar stilet dhe modelet e komunikimit.

Programi, i cili kujton skenarë të ngjashëm me serialin televiziv distopian “Pasqyra e Zezë”, do të mbështetet në informacione private, të dhëna sociale, materiale në lidhje me një person të caktuar të arritshëm përmes PC, smartphone dhe rrjetit social.

Si rrjedhojë, nëse patenta do të zbatohej ndonjëherë, kjo do të nënkuptojë gjithashtu probleme të mbrojtjes së të dhënave personale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy